Çfarë pritet të ndodhë në protestë? Policia në gatishmëri, pozicionon fikëset e zjarrit pranë Kryeministrisë

Për pak çaste pritet të startojë zyrtarisht protesta e thirrur nga opozita, ndërsa qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të kryeqytetit.

Bashkë më protestuesit edhe policia është vendosur në gatishmëri. Para kryeministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore janë vendosur kordonet e efektivëve policorë. Në fotot e mëposhtme, policët pranë kryeministrisë shihen duke pozicionuar fikëset e zjarrit, ndërsa ende nuk ka një skenar të qartë si do të zhvillohet tubimi i mbrëmjes së sotme.

Mësohet se mbi 1.000 zyrtarë policorë janë në terren për mbarëvajtjen e këtij tubimi. Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog.


Shtuar 7.10.2024 18:34

Tags: ,