Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Vlorës, ku një foshnje 5-ditëshe ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.
Dyshohet se foshnja ka ndërruar jetë për shkak të mjekimit të pakujdesshëm, teksa ngjarja ka ndodhur më 4 tetor.
Policia e Vlorës bën me dije se ka vënë nën hetim mjeke neonatologe të maternitetit, shtetasen I. C., 53-vjeçe, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mjekim i pakujdesshëm”.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53-vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H”, njofton policia.
Uniformat Blu raportojnë se; vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.