Dënimi i Salianjit/ PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, çfarë vendimesh priten të merren

Pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen ‘Babale’, pritet që nesër të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00 dhe mësohet se do të vendoset për hapat që do të ndjekë opozita, ku në rend të ditës është dhe mosbindja civile që pritet të nisë më 6 tetor.

Kujtojmë se një ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, njoftoi se PD do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.

Opozita e ka cilësuar vendim politik dënimin ndaj Salianjit, i cili tashmë ndodhet në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Apelit.

Po ashtu, më 6 tetor është thirrur dhe protesta kombëtare nga PD, por ende nuk ka një orë se kur do të zhvillohet.