Sherr mes adoleshentëve në Has, tre të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë

Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit paraprak, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sherri ka ndodhur në afërsi të oborrit të gjimnazit “Skënderbej” të qytetit të Krumës, njëri nga të plagosurit ka dëmtime në bark e tjetri plagë në shpatull.

Të lidhura

None found

Të plagosurit janë në moshën 16-vjeçare.


Shtuar më 23.10.2026 14:24