Tirana nesër me tri protesta, në tubime pedagogët, studentët dhe PD-ja

Kryeqyteti do të jetë nesër vendi i tri protestave të njoftuara, me nisje të parashikuar në orare të ndryshme. Në tubime do të përfshihen pedagogët, studentët dhe Partia Demokratike.

Gazetarja e Euronews, Enkelejda Mema, bën të ditur se të parët do të protestojnë pedagogët. Mbledhja e tyre është parashikuar në orën 10:00, jashtë oborrit të Universitetit Politeknik, për të vijuar më pas, sipas pritshmërive, me një marshim drejt Kryeministrisë.

Të lidhura

None found

Për studentët e Mjekësisë, nisja e protestës pritet në orën 11:00 ose 12:00. Me përkrahjen edhe të grupimeve të tjera studentore, ata do të marshojnë në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në mbështetje të studentëve, Partia Demokratike ka thirrur protestën e saj kombëtare, fillimi i së cilës është njoftuar për në orën 12:00.

Sipas njoftimeve, të tria tubimet do të kenë karakter paqësor. Mbetet për t’u parë të shtunën se si do të rrjedhin protestat dhe çfarë dinamike do të shfaqin.


Shtuar më 23.10.2026 16:08