Përfshihet nga flakët magazina në Fier, shkrumbohet gjithçka

Mëngjesin e kësaj të mërkure, një garazh i nëndheshëm me materiale kozmetike është shkrumbuar nga flakët në Fier.

Sipas burimeve paraprake, garazhi është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë një mjet zjarrfikës, i cili ka bërë të munduar shuarjen e flakëve, ndërsa e pranishme ndodhet dhe policia e grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e zjarrit.


Shtuar 25.09.2024 08:25