Mbrëmjen e djeshme në “D-Night”, u bashkua dhe një personazh kontravers që do na shoqërojë në rrugëtimin tonë.
Kledisi, gazetari ngacmues do të jetë pjesë e terrenit ku do të japi një shije “pikante”, batuta dhe ngacmime.
Nuk është hera e tij e parë në familjen e “RTV ORA”, pasi ka pasur dhe një tjetër bashkëpunim me moderatoren Roza Lati.
E teksa me këtë të fundit ka pasur një “sherr” të mëparshëm, Kledisi flet dhe njëherë për të sqaruar situatën.
Dajana: Tani si është kjo puna, se mos ke ardhur tek unë ngaqë i ke futur një “sherr” me Roza Latin dhe erdhe tek unë. Duhet ta sqarosh që me ke pasur xhan që ditën e parë.
Kledisi: Tani kush ka qenë afër meje e di shumë mirë që unë të kam pasur xhan prej kohësh. Fakti që vazhdova bashkëpunimin diku tjetër, nuk ka rëndësi. Por do ta tregoj bashkëpunimi jonë sesa larg do jem.
Dajana: Megjithatë leone ne të gjithë jemi të rritur dhe të vaksinuar. Ne i themi faleminderit njerëzve që na kanë sjell për herë të parë këtu. E tillë është edhe Roza, të cilën e përshëndesim.
Kledisi: Gjithmonë shumë falenderues, unë e kam falenderuar një herë kshuqë, nuk dua të bëhem bajat për të dytën herë. Kshuqë e përshëndes nëse na shikon e përqafoj.