Kina ka administruar më shumë se 1 miliard doza vaksinash kundër Covid-19.
Një total prej 1,010,489,000 doza janë dhënë për qtetarët, tha në një deklaratë Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC).
Këto doza janë pothuajse 40% e 2.5 miliardë të injeksioneve të administruara globalisht.
NHC tha se 100 milion doza u dhanë në 5 ditët e fundit, sipas medias shtetërore Xinhua.
Kina arriti vetëm një milion dozat e para të administruara në 27 mars, dy javë më vonë se SHBA. Por ritmi u rrit ndjeshëm në maj, me më shumë se 500 milion injeksione të dhëna muajin e kaluar, sipas të dhënave nga NHC./albeu.com