Forcat shqiptare dhe britanike, stërvitje të përbashkët në Pashaliman

Forcat e Armatosura të Shqipërisë po kryejnë një stërvitje të përbashkët me forcat britanike në Pashaliman.

Mbarëvajtja e stërvitjes së përbashkët “Austere Wolf”, dhe mundësitë e ndërveprimit për të ardhmen u diskutuan gjatë takimit mes Komandantit të Brigadës Mbështetëse 104 TSB Gjeneral Brigade Simon Smith dhe zv.komandantit të Distriktit Detar Jugor Kapiten i rangut II-të Bamir Likaj.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, një ditë nga kjo stërvitje u ndoq në terren nga drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, të cilët u njohën me skenarin e stërvitjes, përgatitjet dhe veprimet konkrete në mbështetje të operacioneve ushtarake nga Komandanti i njësisë detare të brigadës 104 TSB.


Shtuar 23.09.2024 17:33