Përkrahu komunitetin LGTB, UEFA merr vendim për Neuer

UEFA e ka njoftuar kombëtaren e Gjermanisë që Manuel Neuer nuk do të gjobitet.

Portieri i Bayernit barti shiritin e kapitenit, me ngjyrat e ylberit duke simbolizuar përkrahje për komunitetin LGBT.

UEFA kishte hapur hetim ndaj rreth këtij rasti, por sot Federata e Gjermanisë është njoftuar se nuk do të ketë sanksione.

“Bartja e shiritit është simbol i diversitetit dhe është bërë me qëllim të mirë” shkruhet në letrën e UEFA-së.


Shtuar 20.06.2021 22:27

Tags: , ,