Aksident i rëndë në Kukës/ Makina bie në humnerë, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vajza e mitur

Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20, një aksident i rëndë është regjistruar në Kukës, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”.

Policia bën me dije se shtetasi A. I., 46-vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 46-vjeçari ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 10.09.2024 11:23