Ish-banorët e “Big Brother” humbasin mijëra ndjekës në rrjetet sociale

Si çdo javë është bërë një listim rreth numrit të ndjekësve që ish-banorët e “Big Brother”, kanë pasur ditët e fundit në “Instagram”. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me 1 mijë ndjekës më pak dhe numëron 101K.

Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K.

Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka plot 7 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 242K që kishte herën e fundit, tashmë Heidi numëron 249K ndjekës.

Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka humbur 1000 ndjekësve dhe numëron 364K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, ka fituar 2 mijë ndjekës dhe ka tani 140K.

Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjere më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin me 2 mijë ndjekës më pak dhe numëron tani 849K, ndërsa Rike Roçi ka fituar 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 185K.


Shtuar 8.09.2024 12:22