Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër në lagjen Rus. Automjeti i boksierit të Vllaznisë, Arjon Kajoshi, ishte objektivi i të shtënave me armë zjarri që u regjistruan disa momente më parë, në lagjen Rus në Shkodër.
Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes në Shkodër, ku bëhet fjalë për shtetasin Alban Bruçi .
Sakaq, detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti të tipit “Range Rover” në pronësi të boksierit Arjon Kajoshi.
Dyshimet e para lidhen me motive hakmarrje, pasi vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi, është shpallur në kërkim së bashku me persona të tjerë për dhunimin e 62-vjeçarit Vladimir Bruçi 3 në qershor.
Në ngjarje dyshohet se është përfshirë edhe vëllai i Arjon Kajoshit, shtetasi Arlind Kajoshi, i cili është në kërkim nga ajo kohë.