Kush është më i ndjekuri? Instagram ‘kurorëzon’ banorin e preferuar të BBV

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” në TAR që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.
Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me 1 mijë ndjekës më pak dhe numëron 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K.

Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka plot 7 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të “Instagram”-it. Nga 242K që kishte herën e fundit, tashmë Heidi numëron 249K ndjekës.

Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka humbur 1000 ndjekësve dhe numëron 364K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, ka fituar 2 mijë ndjekës dhe ka tani 140K.

Nëse u hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin me 2 mijë ndjekës më pak dhe numëron tani 849K, ndërsa Rike Roçi ka fituar 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 185K.


Shtuar 6.09.2024 18:30

Tags: , , ,