Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet bashkëpunëtori i Esmerald Ballës

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 62-vjeçarit Enver Balla, në Shënavlash të Durrësit.

Vihet në pranga shtetasi që ndihmoi autorin e vrasjes së babait të tij, në fshatin Shënavlash, për të transportuar trupin e pajetë duke e hedhur në një pus.

Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit Edison Brahaj, 25-vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.
Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary