Tronditëse/ Gjenden të pajetë trupat e tre fëmijëve dhe një burri në një banesë

Ditën e djeshme rreth orës 13:15, një ngjarje tronditëse është regjistruar në Britani, ku janë gjetur trupat e tre fëmijëve dhe një burri në një shtëpi në Surrey.

Policia u thirr nga shërbimi i ambulancës në Bregun Juglindor në një pronë në Bremer Road, Staines-upon-Thames.

Në lokacion, tre fëmijë dhe një burrë u gjetën të vdekur. Policia e Surrey tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tyre.

Besohet se është një incident i izoluar, pa përfshirje të palëve të treta.

Të afërmit po mbështeten nga oficerë specialistë dhe rruga Bremer aktualisht është e mbyllur.

Policia e Surrey, ka përfunduar gjithashtu një referim të detyrueshëm në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), për shkak të kontakteve të mëparshme të policisë me personat e përfshirë.

Kryeinspektorja Lucy Sanders tha: “Kjo është një humbje tragjike e jetës në komunitetin tonë dhe ne po punojmë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.”

“Aktualisht ka një prani të konsiderueshme të policisë në vendndodhje dhe në zonën përreth, dhe ne dëshirojmë të falenderojmë banorët lokalë për durimin dhe mirëkuptimin e tyre ndërsa ne kryejmë hetimin tone”.

Një zëdhënës i IOPC tha: “Ne jemi njoftuar nga Policia e Surrey për incidentin tragjik në Spelthorne sot”.

“Ne do të vlerësojmë një referim për të vendosur nëse kërkohet ndonjë veprim nga IOPC”.


Shtuar 1.09.2024 09:54