Rama flet nga Praga: Jemi në mënyrë kokëfortë të “dashuruar” me Evropën

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka folur nga Praga, ku dha një mesazh të qartë për liderët e BE-së, se Shqipëria është pjesë e Bashkimit Evropian dhe se do të jetë deri në fund, madje edhe kur BE të zhduket.

Gjithashtu, kryeministri Rama u shpreh se “jemi në mënyrë kokëfortë të dashuruara me Evropën dhe nuk pranojmë ‘jo’ për përgjigje”.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk është zgjerim i BE, sepse ndodhet në BE, ndërsa theksoi se zgjerim mund të quhet Ukraina.

Shqiptarët, janë evropianë dhe kjo nuk vendoset në Bruksel, tha Rama.

“Ne jemi një vend evropian dhe kjo nuk vendoset në Bruksel. Evropës i duhej Vladimiri të sulmonte Ukrainën që të mos ta merrte të mirëqenë që Ballkani Perëndimor është aty.

Mjafton të thuash që një ditë horizonti blu do të jetë i juaj, por për momentin na duhet të bëjmë ca gjera të tjera dhe duhet të besoni që kjo është e bazuar në meritë. Po a është vërtetë e bazuar në meritë? Nuk jam i sigurt. Zgjerimi nënkupton të zgjerohesh. Ukraina po është zgjerim. Por Ballkani Perëndimor është këtu, nuk është zgjerim.

Kur vjen fjala për Shqipërinë në jemi evropian, jemi në mënyrë kokëfortë të dashuruara me Evropën dhe nuk pranojmë jo për përgjigje. Ne do të jemi me BE deri në fund, ashtu siç ishim me Stalinin, edhe kur ruset lanë duart me Stalinin. Ne do të jemi me BE edhe kur BE të zhduket dhe do të ftojmë të gjithë ta rinisin nga Shqipëria dhe të ndërtojnë një BE tjetër”, tha Rama.

 


Shtuar 31.08.2024 12:33

Tags: ,