Në orët e para të mëngjesit rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg në Shkodër, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Shënjestër e sulmit u bë një agjensi funerale, në pronësi të shtetases me inicialet F. F. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Informacion paraprak
Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjensie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.