Habit Channing Tatum: Nuk i kam larë rrobat për një vit

Gjatë një interviste për revistën GQ, aktori i njohur amerikan Channing Tatum ka thënë se për një vit ai nuk i kishte larë rrobat e tij dhe ka blerë bluza të bardha me mëngë të shkurtra, vazhdimisht, vetëm që ta evitonte larjen e rrobave.

 “Kam një vit në jetën time që e quaja ‘Vitin e bluzave të reja të bardha’. Nuk mendoj se i kam larë rrobat atë vit, vetëm kam veshur bluzat e bardha që i blija vazhdimisht”, ka thënë aktori.

44-vjeçari, për vitin në fjalë ka thënë se e kalonte duke blerë bluza dy herë në javë.

“E urrej procesin e larjes së rrobave, e urrej më shumë se që mund të them”, ka thënë Tatum, i cili tregoi se ky vit “i famshëm” mund të ketë qenë më 1999 apo 2000, kur ai ishte 19 ose 20 vjeç.


Shtuar 27.08.2024 14:51