VIDEO/ Beniada Nishani i futet muzikës, modelja publikon projektin me këngëtaren e njohur

Modelja e njohur, ish-banorja e BBVA Beniada Nishani ka surprizuar fansat duke u futur në botën e muzikës. Beniada dhe këngëtarja e njohur Arinda Gjoni kanë publikuar bashkëpunimin e parë muzikor të titulluar “Vetes”.

Vetë këngëtarja Arinda Gjoni më herët zbuloi surprizën për publikun duke thënë se do sillnin projekt muzikor me Beniadën.

Edhe Beniada e kishte paralajmëruar këtë hap të ri të saj, ku tregoi se kënga flet për dashurinë dhe se këtë nuk po e bënte të futej në trgun muzikor, por vetëm për një eksperiencë të bukur me shoqen e saj.

“Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, – tha Beniada.


Shtuar 26.08.2024 17:59

Tags: ,