Aksident në Përrenjas, makina e policisë përplaset me një tjetër, plagoset efektivi

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Përrenjas. Burime për media bëjnë me dije se makina e policisë është përplasur me një automjet tjetët në këtë rrugë.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur efektivi i policisë, i cili po drejtonte mjetin.

Në vend kanë shkuar në mënyrë të menjëhershme shërbimet e urgjencës, të cilët kanë bërë të mundur trasportimin e efektivit në spital, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Mësohet se aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.


Shtuar 22.08.2024 20:16