Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se duhet të vijojë beteja për të përmbysur nga pushteti “Edi Ramën dhe bandën e tij kriminale”.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, të vazhdojmë betejën tonë!
Të vazhdojmë këtë betejë për të përzënë nga Shqipëria, për të përmbysur nga pushteti Edi Ramën, bandën e tij kriminale.
Për t’i rikthyer shqiptarëve votën e lirë.
Edhe njëherë, nderimin më të madh për ju.
Mirënjohjen më të pakufishme”, tha Berisha.
Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se varja e 14 burrave të Mirditës pa asnjë faj është një detyrim për çdo shqiptar që kurrë të mos harrojë sakrificën e tyre, duke e lidhur ngjarjen e vitit të largët 1949, edhe me Ramën dhe socialistët!
“Por kurrë të mos harrojë se ata që i ekzekutuan burrat e Mirditës më 17 gusht të vitit 1949 në Qafë Valmirë, ata sot janë përsëri në pushtet.
Sot, bastardi i familjes Klosi është sekretar i përgjithshëm i partisë së krimit.
Sot, Edi Rama është kryetari i kësaj partie, i ati i të cilit urdhëroi jo në vitin 1949, por në vitin 1988, po në gusht, varjen në litar publikisht të poetit disident Havzi Nela”, tha ai