VIDEO/ Përplasje fizike mes deputetëve në parlamentin turk

Një sherr shpërtheu gjatë fjalimit të opozitarit Ahmet Shik (Şık) në seancën speciale të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.

Gjatë fjalimit të tij me tone të ashpra ndaj partisë në pushtet AKP, deputeti i kësaj partie, Alpay Özalan u afrua te foltorja duke e goditur dhe rrëzuar deputetin Ahmet Shik. Pas kësaj, ka plasur sherri me grushta mes deputetëve që u afruan në podium, shkruan Albeu.com.

Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin e përleshjes:


Shtuar 16.08.2024 18:05