Meta, akuza të forta BKT-së: I falimentoj për 24 orë

Ilir Meta hodhi akuza të forta ndaj Bankës Kombëtare Tregtare gjatë mbledhjes së fundit të Kryesisë së Partisë së Lirisë. Sipas tij, një drejtoreshë e BKT-së kishte penguar veprimet financiare të PL-së duke tentuar kështu bllokimin e aktivitetit të saj dhe pengimin e takimeve të Ilir Metës me qytetarët.

Akuzat janë të forta, ndërkohë që Meta tha se po të donte e falimentonte këtë bankë për 24 orë, pasi sipas tij, një bankë që nuk i përgjigjet Partisë së Lirisë nuk i përgjigjet dot qytetarëve.

“Prej disa kohësh kishte probleme për të paguar pagat e punonjësve që punojnë në selinë e PL. Dhe përfundimisht, unë autorizova një person të caktuar, zotin Ponari, që të bëj këto veprime, dhe si një njohës i këtyre fushave.

Dhe ai shkon tek një bankë, paraqit autorizimi, vulën, ata sillen korrekt.

Vete tek banka tjetër sot në mëngjes, i përgjigjet zonja tek sporteli në një mënyrë korrekte, kur mbi këtë zonjë, del një super zonjë. Dhe I thotë, çfarë je ti?

Unë jam përfaqësues i PL. me vulë me këto, për të bërë të gjitha veprimet në emër të PL. për shkak të llogarive, që ka kjo parti me bankën tuaj.

Çfarë je ti I thotë ajo, këtu duhet të vijë Presidenti i Partisë së Lirisë! Jo duhet të vijë Presidenti, por duhet të vijë pasi të shkojë në gjykatë.

E pasi keni bërë ndryshime në status, ajo e dinte që kishim bërë ndryshime në status, ishte shumë e informuar. Pasi të shkojë në gjykatë, pasi të marrë vërtetim që është Presidenti I Partisë së Lirisë, të shkojë dhe tek noteri, bile dhe Lundër, kanë arkiva, pastaj të vijë ai këtu.

Petriti u tregua tropojan shumë tolerant. Mirë bëri, e përgëzoj për përmbajtjen. Erdhi, dhe më tha mua, vajta atje, dhe më tha të vij Presidenti i PL. për llogaritë e partisë me vulën e partisë, etj.

Ok!

Se nuk dua të them emrin e bankës, së nuk jam njeri i papërgjegjshëm, se mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë. Duke I bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të tërheqin kursimet, çfarë kanë investime nga ajo bankë, dhe çdo bankë.

Ta falimentoj më keq se Suden, por nuk jam i papërgjegjshëm.

Gjej numrin se se kisha numrin, dhe e mora. O si je zoti President, kënaqësi e madhe, pas kaq kohe të gjatë dëgjohemi. Ti e di që jam President i Partisë së Lirisë, i thashë? Po tha e di!

Po si nuk ke një drejtoreshë atje, që nuk e di që unë jam President i Partisë së Lirisë?

Se di tha! Po se kërkon ajo që të vij unë për të qenë tek banka, për të firmosur, për të paguar pagat e punonjësve të PL., e kështu me radhë”, u shpreh Meta duke vijuar të tregojë komunikimin me drejtorin tjetër të bankës.

“Më vjen keq tha, si mund të vish ti këtu, ç’punë ke ti këtu?

Jo thashë, ajo ka kërkuar kështu, unë jam gati nesër, meqë je në Tiranë, më thuaj të vij me gjithë personin që kam unë të autorizuar të takohemi, të vij dhe ajo.

Dhe kjo nuk na ka ndodhur me bankë tjetër. Bankën e këtyre e kam privatizuar unë, kur kam qenë Kryeministër, në mënyrën më transparente, më të ndershme.

Jo më tha mua, kjo është një gjë e çuditshme, nuk po kuptoj çfarë po ndodh. Jo vetëm kaq, por ajo punonjësja juaj I ka thënë, që Presidenti duhet të shkojë në Lundër.

Shkoj dhe në Lundër i thashë, nuk e kam problem. Po kjo I thashë, nuk është normale.

Ai pas 2-3 orësh me thënë të drejtën, dërgoi një përgjigje, mesazh. Më vjen keq për incidentin që ka ndodhur, personi që ju keni autorizuar në çdo kohë, nga ora 10.30 nesër, është I mirëpritur që ti zgjidhim këto probleme.

Unë jam I detyruar të ju a them juve, të ju a them të gjithëve.

Pa ekspozuar bankën, se nuk dua të dëmtoj asnjë bankë në Shqipëri. Sigurisht, nëse drejtori do të mbante qëndrim tjetër, unë do ti bëja thirrje të gjithë shqiptarëve të largoni kursimet e tyre, investimet e tyre nga kjo lloj banke”, tha ai. /albeu.com


Shtuar 16.08.2024 12:16