Ngjarje e rëndë/ Vetëvaret një 81-vjeçare tek Medreseja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte tek Medreseja në Tiranë.

Mësohet se një 81-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2024, në afërsi të Medresesë, është vetëvarur në banesë, shtetasja S. H., 81 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Shtuar 15.08.2024 15:27