Keqqeverisja nga socialistët, Meta: Krimi monstruoz i vrasjes së babait u fsheh dhe u manipulua nga Narko-Policia

Presidenti i PL-së, Ilir Meta në një deklaratë për mediat sot u shpreh se nga keqqeverisja e mazhorancës, paralelisht me kapitullimin e shtetit ligjor, ka ecur edhe degradimi i ekonomisë.

Deklarata e Metës:

Krimi monstruoz i vrasjes së babait të dy fëmijëve në Pogradec, që u fsheh dhe u manipulua nga Narko-Policia, dhe për më rëndë akoma, që u relativizua nga “Drejtësia e Re” e Ramaformës, e cila liroi në sallën e gjyqit tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes, është një ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse që revolton, dhe rrezikon çdo shqiptar.

Përpjekja tinzare shtetërore për të mbuluar një vrasje të paralajmëruar është prova më e freskët se në këtë vend nuk sundon shteti ligjor, por shteti i krimit, që inkurajon, mbulon dhe amniston krimet e gjobaxhinjve të Rilindjes, dhe bandave kriminale të “Rilindjes” të bëra njësh me pushtetin dhe policinë.

I shpreh solidaritetin më njerëzor dhe ngushëllimet më të ndjera familjes Proga, që humbi pabesisht njeriun e tyre të dashur, dhe që më rëndë akoma nuk po gjen drejtësi për një krim të kryer ditën për diell, në zemër të qytetit aq paqësor të Pogradecit dhe para syve të dhjetëra qytetarëve.

Ky krim monstruoz provon edhe njëherë fytyrën e urryer të Narko-Policisë Qeveritare, e njëjta që vrau Klodian Rashën tek dera e shtëpisë dhe që e manipuloi edhe atëherë vrasjen, duke i shtuar një pistoletë si shkaktar i një konflikti me policinë.
Qartazi Policia e Shtetit është shndërruar në Policinë e Pushtetit të krimit, që ka humbur jo vetëm besimin, por edhe misionin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë.

Përkundrazi, është shndërruar në strukturën më të urryer të popullit, në dhunuesen më të egër të lirive dhe të drejtave të tij, siç e kemi parë së fundmi, edhe në protestën e fermerëve të Maliqit të Korçës, në aksin Thumanë-Kashar ku prindërit rrihen para syve të fëmijëve që mbajnë në krah, në shembjen e banesave të ligjshme në Tiranë, ku banorët nxirren me gaz nga shtëpitë e tyre, dhe kudo tjetër.

Nuk kemi të bëjmë me raste sporadike të shkëputura, por me vizionin banditesk, të shpallur botërisht nga Edi Rama nëpërmjet ministrit të Brendshëm në detyrë, në atë kohë Blendi Çuçi: “Nuk ka zhvillim pa krim”.
Këtu e ka burimin shkelja e ligjit nga uniformat blu, vrulli i krimit në të gjithë vendin, mungesa e rendit publik dhe rritja e pasigurisë së jetës.

Ndaj sot kemi drejtues të lartë policie të korruptuar e të inkriminuar, komisariate të tëra të kriminalizuara, që përfshihen direkt në trafik droge dhe atentate mafioze që porositen nga zyrat e Policisë, siç u provua në dosjen “Metamorfoza”.

Policia e bërë njësh me Partinë-Shtet, është kthyer në strukturën më gjigande të patronazhimit, të survejimit dhe vjedhjes së votave, siç është provuar edhe në dosjen 184, gjithashtu të amnistuar nga Ramaforma.
Krimi e ka “kumbarin” e tij në krye të Qeverisë.

Është kjo është arsyeja pse në 11 vite në pushtet Edi Rama, me ndihmën e NarkoPolicisë kanabizoi gjithë Shqipërinë, u hapi portet, aeroportet dhe të gjitha rrugët trafikantëve të drogës, “bekoi” vrasjet dhe atentatet mafioze në qendrat e qyteteve, me parrullën “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”. Përdori bandat me mbrojtje policore për vjedhjen e votave dhe dekonspiroi të gjitha aksionet për kapjen e të shumëkërkuarve.

Çdo shtet ka mafien e tij, por tashmë është bërë botërisht e njohur se në Shqipëri, mafia ka shtetin e saj. Ndaj, shporrja një orë e më parë e kumbarit të krimit, Edi Rama është prioritet kryesor dhe vendimtar për të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë!

Ndërkohë siç e shohim përditë, paralelisht me kapitullimin e shtetit ligjor, ka ecur edhe degradimi i ekonomisë.
Turizmi, një nga sektorët më jetikë të ekonomisë së vendit, këtë vit është përballur me një krizë të dukshme, që nuk ka lidhje aspak me gjoja “sulmin e organizuar nga armiqtë e Shqipërisë”, pasi ky armiku I Shqipërisë është në krye të qeverisë, por me paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe korrupsionin e Qeverisë.

Turizmi po lëngon për shkak të mosmbështetjes nga shteti që nuk ndërhyn për të frenuar çmimet e larta abuzive, për mungesën e infrastrukturës së duhur rrugore që i mban larg turistët nga perlat tona natyrore, sidomos në Shqipërinë Veriore, Verilindore, dhe Juglindore.

Si, dhe për shkak të mungesës së ujit të pijshëm që ende është një problem madhor, pavarësisht se 11 vite më parë Edi Rama premtoi dhe sigurisht mashtroi, se do të jepte dorëheqjen nëse nuk do të garantonte furnizim me ujë brenda 1 mandati qeverisës.

Unë personalisht, jam një shembull konkret se si fryhen shifrat e turistëve që hyjnë në Shqipëri, pasi në çdo hyrje-dalje nga Kosova për në Tropojë, apo për në Prevallë, apo për në Has, sigurisht që regjistrohen shumë herë si një turist në vendin tim, në pikat e kalimit kufitar, e kështu regjistrohen me mijëra, e mijëra shqiptarë.

Dua të dënoj gjithashtu me force, raprezaljen e Qeverisë, ndaj bizneseve në fushën e hotelerisë dhe restorante, që zhvillojnë aktivitet në bregdet, buzë liqeneve apo lumenjve, apo në zona malore, që në kulmin e sezonit turistik po gjobiten arbitrarisht nga 15-30 milion lekë, duke u detyruar me forcë të blejnë impiante për përpunimin e ujrave të ndotura, që kushtojnë nga 20 deri në 100 mijë euro, në të kundër u rrezikohet heqja e liçencës.

Jo vetëm kaq, por u tregohet dhe tek cila kompani e lidhur me narko-qeverinë, do të duhet ti blejnë impiantet.
Kjo nuk është gjë tjetër veçse gjobë vënie, dhe paligjshmëri ndaj solidarizohemi me të gjithë sipërmarrësit e ndershëm në fushën e hotelerisë në bregdet, dhe i bashkohemi thirrjes së shoqatave të turizmit për t’i dhënë fund kësaj raprezaljes ndaj tyre, që po dëmton seriozisht edhe turizmin.

Njëkohësisht, kjo qeveri me propagandën e saj, nuk ndalet së premtuari për rritje te pagave dhe veçanërisht ato në sektorin shtetëror.

Por në fakt, të dhënat e publikuara për 3-mujorin e parë të vitit 2024, edhe nga vetë INSTAT., që është instrument i qeverisë, tregojnë një realitet të ndryshëm, atë që ndiejnë të gjithë shqiptarët.

Sipas të dhënave të INSTAT. niveli i pagës mesatare bruto mujore ne rang vendi ka pësuar nje rënie nga 75,025 lekë në muaj në 3-mujorin e katërt të vitit 2023, në 73,641 lekë në 3-mujorin e parë të vitit 2024, ose me një rënie në minus 3%.

Rënien më të lartë të pagës mesatare bruto mujore e ka treguar paga mesatare ne sektorin shtetëror, ku nga 87, 864 lekë në muaj në 3-mujorin e katërt të vitit 2023 vajti 84,979 lekë, dhe në muaj në 3-mujorin e parë të vitit 2024, ajo pati një rënie në minus 3.3%.

E njëjta gjë dhe në sektorin privat, ku ulja është me minus 1% .
Qeveria mundohet me propagandën e saj të zbukurojë një realitet që nuk egziston, si për sa i përket nivelit të punësimit, të informalitetit, të shpërndarjes së punonjësve sipas nivelit të pages, si dhe nivelit të kostos së jetesës.

Sipas të dhënave të INSTAT janë rreth 1.3 milion të punësuar, por ndërkohë janë vetëm 733,367 punonjës kontribues të sigurimeve shoqërore dhe të tatimit mbi pagë.

Pra, janë rreth 566,633 punonjës në tregun informal të punës, të cilët nuk janë kontribues të sigurimeve shoqërore dhe të tatimit mbi pagën.

Shkalla e informalitetit në tregun e punës mbetet shumë e lartë, në rreth 44% të punonjësve, gati gjysma, që nuk janë kontribues të skemës të sigurimeve shoqërore dhe të tatimit mbi pagën.

Informaliteti i punësimit është një nga arsyet më të rëndësishme të të ardhurave të ulta tatimore përsa i përket kontributeve shoqërore dhe të ardhura nga tatimi mbi pagë.

Mos mbledhja e të ardhurave ka dy efekte serioze negative:
E para ul mundësinë dhe të ardhurat për një rritje të pensioneve në përputhje me rritjen ekonomike dhe indeksimin për rritjen e çmimeve.

Së dyti, krijon një problem shumë të rëndë social sepse punonjësit informalë në një të ardhme të shpejtë, nuk do të jenë përfitues të pensionit.
Gjë, që për të cilën nuk I bëhet vonë fare kësaj qeverie.

Pyetje: Zoti Meta në lidhje me ngjarjen në qytetin e Pogradecit, dhe fshehjen e krimit nga policia e shtetit, a mendoni se duhet të ketë dorëheqje nga drejtues të lartë të policisë së shtetit?
Përgjigje: Absolutisht, nuk bëhet fjala për dorëheqje, këtu duhet të ketë hetime të shpejta, intensive ndaj drejtuesve të policisë.

Të cilët kanë marrë pjesë në këtë manipulim, sepse jo vetëm ka ndodhur ngjarja, por kanë provokuar një ngjarje tjetër, për të spostuar vëmendjen nga kjo ngjarje tepër e rëndë, siç bën gjithmonë Rilindja me manipulimet e saj mediatike.
Dhe së dyti, duhet të hetohen edhe gjygjtarët, dhe të gjithë ata të cilët kanë bërë një proces fars, duke liruar tre nga bashkëpunëtorët në këtë vrasje.

Pyetje: Si e komentoni faktin që familja e Kryeministrit Edi Rama, ka përfituar 224 mijë metra katrorë tokë në Vuno, dhe a duhet SPAK. të hetojë, kur janë ndryshuar 2 ligje dhe 7 VKM.?

Përgjigje: Nuk mund të pritet asnjë lloj hetimi nga SPAK., për Edi Ramën, jo për ato dhjetëra hektarë që ka gllabëruar në Vuno, e në të gjithë Himarën, që e gllabëroi të tërën si bashki tani.

Dhe në të gjithë Shqipërinë, se SPAK. është një instrument i verbër i Edi Ramës, është de-facto pjesë e koalicionit qeverisë, që I shërben atij, për të garantuar pandëshkueshmërinë, për të gjitha krimet që ai ka bërë në mënyrë të hapur me firmat e tij.
Si tek afera e inceneratorëve, dhe afera të tjera pa fund.
Që kështu nuk kemi iluzione për këtë çështje. Rrugëzgjidhja është reagimi I shqiptarëve për përmbysjen e një qeverie, që i vret qytetarët e vet në mes të ditës, siç ndodhi në Pogradec, e siç ka ndodhur dhe më përpara.

I vret dhe në mes të natës, siç vrau të riun Klodian Rasha, dhe që viktimat I shpall edhe më pas, si shkaktar të këtyre ngjarjeve kriminale.

Pyetje: Vetëm pak minuta më parë ka pasur një reagim nga Kryeministri Edi Rama, i cili duke folur për ngjarjen në Pogradec ka theksuar se Policia e Shtetit dhe urgjenca kanë kryer punën e tyre me profesionalizëm.
Ai shprehet se ndihet i skandalizuar nga ndryshimi i akuzës nga ana e Prokurorisë.

Përgjigje: Absolutisht Prokuroria është në kontrollin e Edi Ramës. Këto janë lojërat e tij, nuk është asnjë çudi dhe të sakrifikojë ndonjë Prokuror për këtë çështje.

Pasi ka pasur një reagim të fortë të opinionit publik, ndaj këtij instrumentalizimi të institucioneve që duhet të jenë garante të hetimit, zbatimit të ligjit dhe vënies së drejtësisë.

Edi Rama për të shpëtuar lëkurën e vet, ju e dini ka sakrifikuar bashkëpunëtorin më të ngushtë në 10 vite, sidomos në fushën e ekonomisë, ish-zëvendës kryeministrin Ahmetaj.

Ka sakrifikuar dhe me dhjetëra ministra, u tall me Ardian Dvoranin, heroin mbarë botëror të luftës kundër korrupsionit, duke I dhënë vetëm 7 vota për në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë, që ai kishte gati 90 vota në dispozicion. Që, kështu nuk është asnjë çudi që Edi Rama të flakë cilindo për të shpëtuar lëkurën e vet, të cilën nuk mund ta shpëtojë dot, sepse është ai autori, përgjegjësi kryesor edhe për ngjarjen e Pogradecit.

Ai nuk ishte ai edhe për ngjarjen e të ndjerit Klodian Rasha?
Ishin vetëm protestat e qytetarëve ato që imponuan rishikimin e të vërtetës, dhe që më pas çuan në dorëheqjen e drejtuesve të lartë të rendit në atë kohë.

Pyetje: Vetëm pak minuta më herët drejtori Rrumbullaku ka theksuar se bllokimi i autostradës Thumanë-Kashar, është e standarteve A1, dhe nëse ka paligjshmëri, policia do të veprojë?
Mendoni se është e drejtë kjo deklaratë e bërë nga ai?

Përgjigje: Unë mendoj se policia është zhytur thellë në paligshmëri, në një dhunë arbitrare ndaj qytetarëve. Qytetarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë.

Dhe në vend që të kërcënojë qytetarët, zotëria do të duhet ti kërkojë qeverisë, dhe ministri i tij, që të respektojnë të drejtat e qytetarëve.
Sepse, ajo pronë që ata kanë të hidhet në kosh të plerave për qejfin e Edi Ramës. Edi Rama i merr atje 225 mijë në Vuno, merr ca të tjera me emra të tjerë, siç ka marrë gjithë bregdetin.

Ndërsa ata, atë copë tokë kanë, që e kanë trashëgimi nga të parët e tyre, dhe askush nuk mund të ua hedhi si një letër pa vlerë.

Shtuar 14.08.2024 16:15