Aksidenti tragjik në Brazil, presidenti shpall tre ditë zie kombëtare

Asnjë nga 57 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit në avionin që u rrëzua në Vinhedo të Sao Paulos në Brazil, nuk i mbijetoi aksidentit ndërkohë që presidenti Inazio Lula Da silva ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Avioni humbi rreth 5 kilometra lartësi në me pak se 2 minuta dhe u rrëzua në kopështin e një shtëpie, ku ndodheshin tre persona që fatmirësisht mbeten të padëmtuar.

Të dhënat e sherbimit suedez që monitoron fluturimet në kohë reale, tha se se avioni u ngrit në oren 11:56 dhe u rrëzua në oren 13:22.

Por në këtë udhëtim tragjik, jo të gjithë ata që duhet të udhëtonin kishin arritur të hipnin në avion, pasi kishin mbërritur me vonesë.

Ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të rikuperuar mbetjet, ekspertët kanë filluar studiojnë shkaqet e mundshme të aksidentit.

Modeli avionit ATR-72 me dy motorrë në pronësi të kompanise braziliane Voepas, u ngrit pa probleme në orën 11.50 të mëngjesit nga aeroporti Kascavel, në shtetin Parana, në Brazilin jugor drejt aeroportit Guarulhos ku si shkak i rrëzimit dhe nuk mbërriti.