Policia e Fierit ka njoftuar se janë arrestuar 2 shtetas të shpallur në kërkim policor për vepra të ndryshme penale.
Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, u vunë në pranga shtetasit Fatmir Kuqo, dhe Ramiz Dedej. Ndërkohë u ekstradua shtetasi Sabri Sakutaj.
Në pranga përfundoi shtetasi F. K., 46 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Fierit me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje”.
U arrestua gjithashtu dhe shtetasi shtetasin R. D., 53 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Fierit me 3 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndërkohë që bëhet me dije se u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas i cili u ekstradua nga Greqia.
“U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin S. S., 48 vjeç. Ky shtetas u ekstradua nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga DVP Fier për veprat penale “Vjedhje”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.