Aksident në Këlcyrë, raportohet për pesë të plagosur

Ditën e sotme, një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip furgon dhe një makinë.

Si pasojë e aksidenti tjanë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, një furgon me drejtues shtetasin m iniciale G.F. dhe një makinë me drejtues shtetasin me iniciale S.O. u përfshinë në aksident. Të plagosuri u dërguan në spital, ku ndodhen jahstë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.


Shtuar 30.07.2024 15:37