U rrezikohej jeta pas defektit të gomones në det, shpëtohen 9 pushuesit në Borsh

Nëntë pushues nga Tirana në Borsh janë shpëtuar ditën e sotme nga autoritetet pasi mjeti lundures në të cilin ndodheshin kishte pësuar defekt në det.

Raportohet se në bordin e mjetit ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në në afërsi të plazhitKrorëz.

Sakaq, të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Njësia Speciale e Kufirit Delta dhe Njësia Policore Detare në SPK Borsh ndihmuan 9 shtetas nga Tirana, të cilëve u rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, në afërsi të plazhit Krorëz, dhe konstatuan mjetin lundrues tip gomone, i cili kishte pësuar defekt në motor.

Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë. Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port. Shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë Kufitare për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 çdo rast të paligjshmërisë.


Shtuar 28.07.2024 19:15

Tags: ,