Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Rama fton emigrantët: Bujrum, Bujrum, Shqipëria është vendi ynë për të votuar

Kryeministri Edi Rama, ka folur në Kongresin e PS edhe në lidhje me ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Zgjedhor.

Teksa u bëri ftesë shqiptarëve, për të bërë kërkesë për t’u bërë kandidatë për deputetë, ku ndër ta edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, Rama tha se për këto të fundit thirrja bëhet edhe nga pozita e një tjetër zotimi të mbajtur nga PS, pasi për herë të parë shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë

“Me vjen shumë mirë sot që kur bëhet fjalë për shqiptarët jashtë vendit, kjo thirrje e hapur për të gjithë për t’u bërë pjesë skuadrës kombëtare, bëhet edhe nga pozita e një tjetër zotimi të mbajtur të PS, për herë të parë shqiptarëve jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi që jetojnë dhe punojnë, falë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor”, tha Rama.

Edi Rama:Sot nga kjo foltore, do t’u them të gjithë shqiptarëve, që duan ta cojnë Shqipërinë bashkë me mua dhe PS në majën sfiduese të 2030, shqiptarëve që duan t’i japin dorën e tyre për ta ngritur në oborrin e Brukselit flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në fund të këtij 10 vjecarit, shqiptarëve që duan Shqipërinë kampione në turizëm, prodhuese të gjelbër dhe ekspertuese neto të energjisë, pikë referimi në Rajon për rritjen e padnërprere ekonomike dhe saociale, shqiptarërve që duan Shqipërinë Evropiane të Ballkanit, merreni iniciativën, kërkoji PS që ta vlerësoi kërkesën tuaj për deputet.

Mandati ynë i katërt do të jetë mandati i pakthyeshmërisë së sigurt të progresi të pandalshëm.

Mandati i mbledhjes së shumë fryteve të punës, mandati i një punë të jashtëzakonshme sa i përket punës dhe sfidave dhe për ta mbyllur me sukses procesin e negocatiave për anëtaresimin në BE.

Kuvendit nuk do t’i mjaftojë vetëm përvoja e domosdoshme e deputetëve me vjetërsi, ndërgjejgje dhe përgjegjshmëri,, por do ti duhen dijet, aftësitë dhe dëshira e të rinjve që do të afrojë medoemos për sprovat e mandatit të katërt.

Me këtë unë nuk parasysh moshën, por njerëz të rinj, figura të reja , me ambicie dhe vullnet pavarësisht, moshës, vendndodhjes, pasurisë apo mbiemrit.

Me vjen shumë mirë sot që kur bëhet fjalë për shqiptarët jashtë vendit, kjo thirrje e hapur për të gjithë për t’u bërë pjesë skuadrës kombëtare, bëhet edhe nga pozita e një tjetër zotimi të mbajtur të PS, për herë të parë shqiptarëve jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi që jetojnë dhe punojnë, falë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Falenderoj delegatët që kanë ardhur, sidomos ata nga Greqia që janë dhe kanë qenë të pranishëm në cdo Kongres të PS.

Kurrë nuk është vonë për të vënë në vend një të drejtë për shqiptarët në botë

U them sot i lehtësuar Bujrum, Shqipëria është vendi ynë për të votuar.

Nëse nuk vini këtu dërgojeni votën me postë për të vendosur bashkë kush duhet ti drejtojë punët e shtëpisë tonë të përbashkët”, tha Rama.


Shtuar 28.07.2024 13:52