Hiqen vizat me Tajlandën/ Ministri Hasani: Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka dhënë lajmin se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo sipas tij falë edhe bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.

“Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.

Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, shkruan ministri Hasani.

Lista e plotë e shteteve ku mund të udhëtohet pa viza:


Shtuar 28.07.2024 10:00