Plagosi një 45-vjeçar, arrestohet autori në Elbasan

Ditën e stome, një 30-vjeçar është arrestuar në Elbasan. Bëhet me dije se 30-vjeçari me iniciale Q.Sh, u arrestua pasi në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me kaçavidë, një 45-vjeçar me iniciale A.K. Nërkohë i plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kaçavida.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin Q. Sh., 30 vjeç, banues në Peqin, pasi në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me kaçavidë, shtetasin A. K., 45-vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kaçavida.


Shtuar 27.07.2024 13:37