Adriana Matoshi: Nuk latë sen, pa m’sha, bane tash nxehtin afrikan

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka bërë një deklaratë të befasishme në Instagram.

Duke qenë se një shumicë e njerëzve po përpëliten nga temperaturat përvëluese, Matoshi bëri një deklaratë të habitshme për sa i përket kësaj çështjeje.

Përveç tjerash, ajo siç dukej po i kundërpërgjigjej me ironi kritikave rreth saj dhe ish të dashurit të saj Keith Groenveld.

“A se s’latë sen pa m’sha. Ju nxuni nxehti afrikan, bane tash. Puq”, shkroi Matoshi në një postim në ‘InstaStory’, pa dhënë detaje të tjera.

Lidhja e saj me futbollistin Groenveld, ka qenë mjaft e komentuar në mediet e shtypit rozë e po ashtu në rrjetet sociale.


Shtuar 18.07.2024 12:15