Temperaturat e larta do të përfshijnë vendin, ja se si parashikohet moti gjatë fundjavës

Fundjava do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht në orët e mesditës. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.


Shtuar 12.07.2024 16:38

Tags: ,