‘Në Big bëre sikur kishe të dashur jashtë‘, Efi ironizon ndjekësin

Big Brother Vip mund të ketë mbaruar për ish-banorët por jo për ndjekësit e tyre të cilët mesa duket ende kanë pikëpyetje lidhur me lojë e tyre, të “vërtetë ose jo”.

Në një “ask” në Instagram, Efi Dhedhes është “vënë me shpatulla pas muri” nga një koment i bërë nga një prej ndjekësve të saj ku i thotë se në shtëpinë më të famshme është shtirur sikur kishte të dashur jashtë që të mos e ngacmonte askush.

Ish-banorja zgjodhi t’ja kthente e ironi përgjigjen duke i thënë: “Nuk jam aq e zgjuar”.


Shtuar 11.07.2024 17:54

Tags: ,