Noizy i vë kusht fansave për publikimin e këngës së re

Rap-artisti i njohur, Noizy, përmes rrjeteve sociale, ka paralajmëruar se së shpejti do të lancojë hitin e tij të rradhës.

Mirëpo që ky projekt muzikor i tij të publikohet sa më shpejt, ai ka vendosur një kusht fansave të tij.
Artisti ka kërkuar që të bëhen 500 mijë pëlqime e 100 mijë komente, nëse dëshirojnë që kënga të publikohet sa më shpejt.

Këtë projekt e ka paralajmëruar në bashkëpunim me Varrosin dhe reperen nga Prizreni, Tayna.

“500 mijë pëlqime, 100 mijë komente nëse e doni shpejt”, ka qenë përshkrimi që i ka vendosur.

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

 


Shtuar 10.07.2024 19:14