Atletico Madrid ka arritur marrëveshjen për të firmosur me Robin Le Normand.
Spanjolli do të jetë qendërmbrojtësi më i ri i ekipit të Simeones, teksa do të vendoset nën urdhrat e këtij të fundit pas Euro 2024.
Le Normand ishte surpriza e këtij Europiani, duke arritur të jetë titullar me Spanjën dhe duke kryer paraqitje fantastike.
Performancat e 27-vjeçarit bënë që shumë ekipe “big” të jenë të interesuara, por ishin “Los Colchoneros” që arritën akordin.
Atletico do të paguajë rreth 30 milionë euro te Real Sociedad për të siguruar shërbimet e mbrojtësit, teksa kontrata pritet të firmoset në ditët e ardhshme.
🚨🔴⚪️ Robin Le Normand to Atlético Madrid, here we go! Agreement in place also between clubs on deal worth €30m.
Personal terms were already agreed on long contract for Spanish defender who wanted the move.
Formal steps to follow but Atléti sign new CB and want one more. pic.twitter.com/JHfJbG19cD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 1, 2024