Romelu Lukaku ka deklaruar se do ta vizitojë Christian Eriksenin në spital.
Sapo ka aderuar në Kopenhagë me Kombëtaren e Belgjikës, Romelu Lukaku ka deklaruar se do të shkojë në spital për ta vizituar bashkëlojtarin e skudrës tek Interi, Christian Eriksen.
Para ndeshjes me Danimarkën, Lukaku ka bërë të ditur që do ta vizitojë mesfushorin danez në spital.
Ditë më parë Eriksen pësoi sulm në zemër në fushë, por fatmirësisht shpëtoi nga vdekja e sigurt. Ai gjendet ene në spitalin e Kopenhagës.
Lukaku tregoi për dëshirën e tij në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Dua të shkoj ta vizitoj Eriksenin në spital dhe për këtë kam folur tashmë me komisionerin teknik”, tha ai.
“Nesër pas ndeshjes do t’ia dërgoj një mesazh Eriksenit. Tani do ta lë të kalojë kohë në paqe me familjen e tij”, përfundoi Romelu Lukaku.