Ndodh edhe kjo/ Muzeumi australian var pikturat e Picasso-s në tualetin e grave (FOTO)

Muzeumi ishte paditur për diskriminim nga një burrë që i ishte mohuar hyrja në një sektor të ekzibicionit të kategorizuar “vetëm për femra”.

Prandaj Muzeumi Artistik i shtetit australian Tasmania ka vendosur një pjesë të koleksioni të tij me piktura Picasso në tualetet e grave pasi gjykata vendosi se shfaqja e tyre në hapësira vetëm për gra diskriminonte kundër burrave.

Ekzibicioni ishte mbyllur pas padisë së Jason Lau nga rajoni New South Wales, kur iu mohua hyrja në muzeum në prill 2023.

Zyrtarët e muzeumit raportohet se po apelojnë vendimin duke argumentuar se “ishte një këndvështrim i ngushtë i historisë së disavantazheve të grave ndër epoka”, dhe se shfaqja e tyre “promovonte mundësitë e barabarta”.

Ekzibicioni vetëm për femra i hapur në 2020, besohet se ishte një sfidë ndaj bareve të dikurshme vetëm për gra në Australi, dhe kishte piktura nga artistë si Pablo Picasso e Sidney Nolan, shkruan rrjeti britanik The Independent.

Por drejtuesja Kaechele tha se po eksploronte rrugë ligjore për të mbajtur hapur ekspozitën ‘Ladies Lounge’, mes të cilave dhe kthimin e saj në tualet apo kishë.

Gjykatësi Richard Grueber vendosi në prill se ankesa e zotit Lau ishte e drejtë dhe se i ishte mohuar hyrja në një pjesë të ekzibicionit pasi ishte mashkull.

“Ai kishte paguar çmimin e plotë për të vizituar muzeumin Mona, por nuk mund të shikonte veprat e artit në sektorin ‘Ladies Lounge’,” thuhej në vendim duke shtuar se ko ishte një diskriminim për qëllime artistike që ndalohet nga ligji.


Shtuar 26.06.2024 19:15