Ish konkurentja e “Ferma Vip” dhe njëkohësisht këngëtarja Gordana e njohur me emrin e artit si Baby G ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale, ku një ndjekës i ka bërë komentin e veçantë.
“Të kisha martuar”, shkruan ndjekësi për këngëtaren.
Mes batutash, Baby G e ka pranuar “propozimin” e tij dhe e publikon në “Instastory” me mbishkrimin: Ku është unaza ime?
Baby G ka deklaruar gjatë eksperiencës së saj në “Ferma VIP” se nuk ka një lidhje dashurie këto kohë.