UEFA me dorë të ‘hekurt’, merr vendimin drastik për Mirlind Dakun

Një nga çështjet më të përfolura ditët e fundit është ajo e Mirlind Dakut. Sulmuesi i Shqipërisë, pas barazimit 2-2 me Kroacinë në Hamburg, mori mikrofonin, duke ofenduar serbët dhe maqedonasit.

Ashtu siç pritej, tashmë ka ardhur edhe ndëshkimi i UEFA. Instanca më e lartë e futbollit në Europë ka pezulluar me dy ndeshje sulmuesin e Shqipërisë. E thënë në gjuhë më të thjeshtë, Daku nuk do të mund të kontribuojë për ekipin e Silvinjos, në dy ndeshjet e radhës. Në këto kushte, ai s’do mund të luajë dot ndaj Spanjës, në Dussledorf.

Kujtojmë se lajmi, i cili mori jehonë pas ndeshjes me Kroacinë, ka shkaktuar edhe reagimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që kërkonte marrjen e masave të duhura për këtë rast. Mirlind Daku luajti 6 minuta ndaj Kroacisë.


Shtuar 23.06.2024 16:10