Tragjike në Kukës, gjendet i vetëvrarë me armë zjarri 75-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Kalimash ku një 75-vjeçar është gjendur pa shenja jete nga familjarët. Dyshohet se i moshuari është vetëvrarë me armë zjarri.

“Kukës/ Informacion paraprak.

Rreth orës 14:30, në fshatin Kalimash, Kukës, në banesë është gjetur nga familjarët dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. S., rreth 75 vjeç.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.


Shtuar 23.06.2024 16:07

Tags: ,