Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 1 kilogram kokainë në makinë dhe 600 gram të tjera në shtëpi

Një 32-vjeçar shqiptar banim në Vezzano Ligure është arrestuar në flagrancë nga policia pasi u kap me 1 kilogram kokainë, në makinën e tij.

Shqiptari u arrestua në autostradën A12, ku shfaqi sjellje të dyshimte në kabinën e pagesës së taksës së qarkullimit në këtë aks. Pasi kreu pagesën ai u u largua me shpejtësi të lartë duke shtuar dyshimet se mund të posedonte në automjet diçka të jashtëligjshme.

Pas ndalimit të tij nga policia, iu gjet në motorin e makinës një kilogram kokainë e fshehur, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij blutë gjetën edhe 600 gram të tjera kokainë, si dhe 61 gram hashash, shkruan ANSA.

Makina dhe celulari i  tij janë sekuestruar nga policia.


Shtuar 22.06.2024 09:59