Mbyllet me “paqe” pjesa e parë, Spanja nuk lë Italinë të dalë nga porta

Spanjë-Itali do të mbyllin javën e dytë të Grupit B në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, grup në të cilin është pjesë edhe Shqipëria.

Ndeshja që po luhet në “Veltins Arena” ka dhuruar një ritëm shumë të lartë në pjesën e pare me Spanjën dominuese dhe një Itali në shumë vështirësi që për asnjë moment nuk arriti të rrezikonte portën e e iberikëve.

Ndërkohë Donaruma nga ana tjetër ishte heroi i italianëve në disa raste që mbajti për momenitn të paprekur rrjetën e portës së axurrëve në këtë 45 minutësh.


Shtuar 20.06.2024 22:13