Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në epërsi ndaj Kroacisë pas 45 minutave

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B në Euro 2024.

Ekipi i Sylvinhos ka dhuruar një super-paraqitje në 45 minutat e parë të ndeshjes, duke gjetur edhe golin e vetëm.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 11-të me anë të Qazim Laçit, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Jasir Asanit.

Përveç kësaj, Shqipëria pati edhe më shumë raste ideale për gol, duke qenë afër të gjej edhe golin e dytë.

Elseid Hysaj (29’) goditi mbi portë, ndërsa goditet e Kristjan Asllanit (31’) dhe Rey Manajt (45+) u priten nga Dominik Livakovic.

Kroacia ishte më e mirë në posedimin e topit, ndërsa kartonë nuk pati për asnjërën kombëtare.


Shtuar 19.06.2024 15:48