Gjermania gumëzhin nga shqiptarët/ Tifozët ja marrin këngës: Moj Shqipëri, moj nëna ime (VIDEO)

Tifozët shqiptarë në Gjermani janë bërë gati për të mbështetur kombëtaren tonë gjatë këtij rrugëtimi në evropian. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, tifozët shqiptarë kanë ‘pushtuar’ qytetin e Dortmundit, duke e kthyer atë në qytet kuqezi.

Siç shihet, mes tifozëve shqiptarë, ka dhe persona me aftësi të kufizuara, të cilët mbajnë në duar flamurin ‘Autoktonus’.

Nga ndeshja e parë e skuadrës sonë në këtë evropian, na ndajnë vetëm pakorë. Shqipëria do të luaj me Italinë në ndeshjen e saj të parë, për tu pasuar më pas me kombëtaren kroate dhe me atë spanjolle.


Shtuar 15.06.2024 19:29