Shpërthen zjarri jashtë aeroportit në Bruksel

Një zjarr ka shpërthyer në një magazinë mallrash në aeroportin e Brukselit (BRU), në komunën Machelen sot. Ekuipazhet e urgjencës po i përgjigjen zjarrit dhe nuk raportohet për viktima. Po ashtu forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën.

Autoritetet nuk kanë sqaruar ende shkakun e shpërthimit. Asnjë vonesë e konsiderueshme e operimit të udhëtimit ajror nuk është raportuar qe nga pasditja e 13 qershorit.

Aeroporti i Brukselit ndodhet rreth 9 km në verilindje të qendrës së qytetit të Brukselit.


Shtuar 13.06.2024 22:20

Tags: