Ditën e sotmë rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, një punonjësi i bashkisë së Shkodrës është dhunuar.
49-vjeçari Ermal Dizdari ,ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta dhe dërguar në spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë, raportohet se punonjësi i Bashkisë së Shkodrës, është dërguar në spitalin e Traumës. Sipas raportimve ai ka bërë një skaner dhe është konstatuar që ka hemorragji në tru, por është koshient dhe flet.
Megjithatë, do të do të mbahet nën monitorimin e mjekëve. Për momentin nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Përveç hemorragjisë, ka një frakturë zhytëse në ballë si dhe ka disa plagë në kokë dhe 4 dhëmbë të thyer në pjesën e sipërme të gojës.
Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.