Videoja që po bën “namin”, Bad Bunny ngec në getat e balerinës gjatë koncertit

Këngëtari i njohur Bad Bunny është përballur me një situatë të sikletshme teksa performonte në Coliseo de Puerto Rico në San Juan. Siç shihet edhe në videon që po bën xhiron e rrjetit, një nga kërcimtaret Kiara Rodriguez Saldivar u kthye me shpinë duke kërcyer shumë afër këngëtarit, shkruan TMZ.

Në atë moment getat e saj u kapën në gurat e xhinseve të Bad Bunny dhe mbetën ashtu për disa sekonda.

Dyshja siç vihet re edhe nga pamjet ishin në siklet pasi stafi ndërhyri të normalizonte ngjarjen e papritur. Pasi u lirua Bad Bunny vazhdoi me shfaqjen edhe pse ai nuk tha asgjë për disa momente para se të vendoste të mbyllte performancën.

https://x.com/Funnynewshub/status/1799955953628094823


Shtuar 10.06.2024 12:11